Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbajti tubim në Manastir
28.09.2021 15:54
Karvani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time”, mbajti mbrëmë tubimin zgjedhor në Manastir...

Karvani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time”, mbajti mbrëmë tubimin zgjedhor në Manastir ku u promovuan 69 kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat e këshilltarëve komunalë. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, qytetarëve të Manastirit u tha se janë përzgjedhur kandidatët më të mirë, të cilët kanë kapacitete dhe plan programet më të mira për zhvillimin e pushtetit lokal. Zaev tha se ata do të vazhdojnë të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë më të madhe në interes të qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, Zaev u shpreh i bindur se LSDM do të fitojë Manastirin dhe shumë komuna tjera.
“Për katër vite ne vendosëm standarde të larta të menaxhimit të përgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të shtetit. Ne po kërkojmë mbështetjen tuaj në zgjedhjet e ardhshme lokale për të bërë një hap tjetër përpara, për të zgjedhur më të mirën për secila komunë. Ne po e zhvillojmë vendin ndërkombëtarisht, po zhvillojmë komunat brenda vendit tonë dhe po ashtu po përmirësojmë cilësinë e jetës që qytetarëve, standardi i jetesës është duke u përmirësuar dhe duke u ngritur dukshëm nga dita në ditë. Së bashku e vendosëm vendin tonë në drejtimin e duhur. Rruga është e drejtë. Më në fund filluam të përparojmë. Ne po ecim përpara.",- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Kandidati për kryetar të komunës së Manastirit, Hristo Kondovski, tha se ka program dhe vizion të qartë se si do ta zhvillojë komunën në aspekt ekonomik dhe ta shndërrojë qytetin në vend më të mirë për jetën për të gjithë qytetarët e tij. U zotua se do të punojë për ndërtimin dhe rekonstrumin e infrastrukturës rrugore, duke ndërtuar në disa zona edhe komunikacion dhe garazhe nëntokësore, se do të ndërtojë pishinë e mbyllur dhe aqua park, do të zgjerojë hapësirat e gjelbra për 30 % më shumë dhe se do të krijojë më shumë shtigje për biçikleta dhe zona për këmbësorët. Plan programin zgjedhor i LSDM-së përfshin edhe projektin e gazifikimit të këtij qyteti, ku Konovski tha se kyçjet e para të rrjetit gazsjellës do ta bëjnë objektet afariste dhe 35 institucionet publike.
“Do ta lirojmë potencialin komunal përmes përpilimit të planit të ri urbanistik si kusht për të pasur zhvillim më të mirë ekonomik në Manastir. Pikërisht këtu ku ndodhemi pas katër vite do të qëndrojmë nën rrugë dhe gazrave nëntokësore. Sheshi “Goce Dellçev” në Manastir do të merr pamje të re, ndërsa Shirok Sokak do të bëhet zonë e tërësishme për këmbësorët. Përveç kësaj Manastiri do ta bëjmë qytet i çiklistëve ku do të ndërtojmë shtigje të shumta ku do të lidhen me rrugët kryesore të qytetit.”,- tha kandidati për kryetar të Manastirit-LSDM, Hristo Kondovski.
Zaev po ashtu u ndal edhe në shlyerjen e borxheve të komunave që është bërë brenda katër viteve të fundit nga ana e pushtetit qendror ndaj komunave me të cilën u ç’bllokuan shumë xhirollogari të komunave. Disa prej shtyllave kyçe i të gjitha kandidatëve të LSDM-së për katër vitet e ardhshme janë, vendosja e sistemit të mirëfilltë të komunikimit mes qytetarëve me kryetarët e komunave.
REXHEP QAMILI
