Zgjedhjet lokale 2021, Nevena Georgievska - vizion për Karposhin
Lista qytetare “Të mbrojmë Karposhin”, premtojnë se do i japin fund praktikës së sjelljes së vendimeve

Lista qytetare “Të mbrojmë Karposhin”, premtojnë se do i japin fund praktikës së sjelljes së vendimeve në interes të individëve, e konsultimin e qytetarët për çdo vendim.
“Qytetarët duhet të informohen në kohë. Të gjithë “transparencën” që në komunë ekziston pro formë, ne do e implementojmë në vepër. Pra para sjelljes së çdo Plani Detaj Urbanistik, për të gjitha dokumentet që do pranojmë, të gjithë do jenë në kohë të informuar, do përpiqemi që qytetarët t’i informojmë se çdo të ndodhë në komunën e tyre, jo vetëm përmes skemave me foto ku askush nuk kupton asgjë, por do ua shpjegojmë se çfarë domethënie kanë ato të dhëna.”,- tha Nevena Georgievska - bartëse e listës qytetare “Në mbrojtje të Karposhit”.
