Botë

Shpërthim i fuqishëm tronditi Suedinë, të paktën 25 persona janë plagosur

28.09.2021 17:52

Një shpërthim i madh ka tronditur qytetin e Goteborgun të Suedisë, ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri....

Një shpërthim i madh ka tronditur qytetin e Goteborgun të Suedisë, ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri. Të paktën 16 persona janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë kanë marrë plagë të rënda. Të plagosurit e tjerë kanë lëndime të lehta, përfshirë një fëmijë 10 vjeç.
 
Një nga të plagosurit është zjarrfikës i cili ka marrë pjesë në punën e shuarjes. Qindra njerëz janë evakuuar, shumë janë hedhur nga dritaret dhe ballkonet për të shpëtuar veten, thonë nga ekipet e shpëtimit. Shërbimi i shpëtimit dhe policia ende nuk e dinë se çfarë shpërtheu, por nuk përjashtohet mundësia e një rrjedhje gazi.