Edhe Godelli pozitiv në antidoping
Tashmë është zyrtare, Daniel Godelli, kampioni shqiptar i botës ka rezultuar pozitiv ndaj dopingut në botërorin e Kazakistanit, ku fitoi 2 medalje të arta dhe një argjendi, po ashtu edhe peshëngritësi tjetër Hysen Pulaku........

Lajmi që qarkullonte prej disa orësh në ambientet sportive e ato mediatike u bë i ditur në rrugë institucionale nga Federata Botërore e Peshëngritjes, që në faqen e saj zyrtare raporton se “testi i marrë nga Daniel Godelli nga Shqipëria, ka evidentuar gjurmë të substancës së ndaluar stanozolol dhe si konseguencë sportisti është pezulluar pasi mund të ketë thyer rregullat e anti-dopingut.
Në rast se rezultati pozitiv i Godellit konfirmohet edhe pas testit B, do të merret një vendim përkatës. I njëjti lajmërim nga Federata Botërore e peshëngritjes është dhenë edhe për Hysen Pulakun i cili ashtu si Godelli por edhe Romela Begaj pak ditë më parë ka rezultuar pozitiv ndaj stanozololit.
Në këtë mënyrë është konfirmuar kolapsi total i shtangës shqiptare duke e kthyer në një iluzion të hidhur gëzimin kombëtar që gjeneruan një muaj më parë arritjet e peshëngritësve shqiptarë në Botërorin e Kazakistanit, ku Daniel Godelli u shpall kampion bote në kategorinë 77 kg në dygarësh me369 kg ndersa fitoi medaljen e artë edhe në shkëputje duke shënuar arritjen më të madhe hnë historinë e peshëngritjes shqiptare.
Lajmet e fundit kthejnë gjithshka në një skandal me përmasa të jashtëzakonshme që ka sjellë kolapsin e sportit më elitar në vend. Rastet e Godellit dhe Pulakut vijnë pas rezultimit pozitiv gjatë këtij vitit edhe të Romela Begajt, po në botërorin e Kazakistanit si dhe të peshëngritësit tjetër Arbër Cercizi në muajt e parë të 2014 dhe me 4 raste brenda një viti jo vetëm sportistët në planin individual por edhe federate shqiptare e peshëngritjes rrezikon përjashtimin nga atë gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
