Maqedoni
Integrimi në BE, Von Der Leyen: Qëllimi ynë, bisedimet para fundit të vitit
28.09.2021 18:05
Komisioni Evropian dëshiron që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet deri në fund të vitit....

Komisioni Evropian dëshiron që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet deri në fund të vitit, tha nga Shkupi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen . Shton se koncentrimi i KE-së do të jetë i fuqishëm. Ekzistojnë ide të mira për të eliminuar pengesën e fundit nga Bullgaria, tha shefja e ekzekutivit të BE-së.
“Punojmë me palët, bisedojmë edhe me Bullgarinë me qëllim që ta tejkalojmë këtë pengesë të fundit. Ka ide të mira për të cilat vlen të mendohet me qëllim të tejkalohet pengesa dhe të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare. Qëllimi ynë është që të fillojnë bisedimet para fundit të vitit edhe me Maqedoninë edhe me Shqipërinë. Ka shumë punë shumë tema, vlerësoj se procesi është mirë duke vazhduar.”,- theksoi kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Zaev: Vazhdojmë reformat, jo kompromis me identitetin
RMV do të vazhdojë me reforma, do të vazhdojë edhe të negociojë me Bullgarinë por assesi të bëhet kompromis me identitetin, ishte i prerë kryeministri Zaev.
“Vlerësojmë se nevojitet energji e re për shpejtimin e procesit për miratimin e vendimeve për shkak se çdo vazhdim i bllokadës I nxit forcat që janë kundërshtarë të vlerave evropiane dhe Evropës së bashkuar. Bllokimi i fillimit operativ të bisedimeve miratuar në marsin e kaluar ka ndikuar negativisht në tërë rajonin dhe kërcënon besimin e BE-së si partner kredibil… Ne i bëmë gjitha reformat dhe do ti bëjmë edhe kërkesat shtesë të pranueshme për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së. Deri më tani kemi treguar gatishmëri dhe kontribut konstruktiv me bullgarinë për zgjidhjen e çështjeve bilaterale përmes respektit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së dinjiteti nacional por çështjet identitare janë të pamundshme të jenë temë e negociatave.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Situata në Kosovë, Von Der Leyen - Zaev: Palët t’i kthehen dialogut
Në qendër të takimit edhe situate e tensionuar Kosovë-Serbi. U apeluan palëve të ulen dhe bisedojnë nën frymën evropiane.
“Është me rëndësi tani palët të ulen në tryezën e bisedimeve.”,- u shpreh kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
“Si respektuar i dialogut dhe bisedimeve, ndërtimit të miqësisë, mbetem i lidhur pas secilës formë ku liderët ulen në tavolinë dhe bisedojmë Për zgjidhe të mundshme.”,- u shpreh Zaev.
Von der Leyen ka takuar edhe kryetarin e shtetit Pendarovski dhe kryetarin e Parlamenti Talat Xhaferi.
NERMIN MUALKI FEJZULLAHU
