Maqedoni
Qasje e lirë te informatat me karakter publik, për më shumë integritet e më pak korrupsion
28.09.2021 18:22
28 shtatori është dita e qasjes te informatat me karakter publik....

28 shtatori është dita e qasjes te informatat me karakter publik. Me gjithë lëvizjet, institucionet nuk janë aq të hapura e duhet ende punë në këtë drejtim. Nga misioni i BE-së thonë se transparenca e institucioneve është tregues i qeverisjes së mirë. Qeveria thotë se ka krijuar mekanizma sistemorë për qasje te informacionet.
“Përqindja e ankesave të parashtruara lidhur me heshtjen e Drejtorisë është përgjysmuar. Vitet e mëparshme treguesi i përqindjes që mbajtësit nuk veprojnë brenda periudhës së përcaktuar me ligj shkonte midis 70-80 për qind, këtë vit është 37 për qind.”,- tha drejtoresha e Agjencisë për Qasje të Lirë në Informacionin Publik, Pllamenka Bojçeva.
“Ende ka shumë për tu punuar, disa institucione ende e praktikojnë principin e heshtjes së administratës. Duhet të promovohet më shumë te qytetarët qasja deri te informacionet me karakter publik, sepse shohim që shumë OJQ mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë por duhet të stimulohen që edhe individ ta shfrytëzojnë këtë të drejt.”,- theksoi shefi i Departamentit në Delegacionin e BE-së, Frejk Janmat.
“Si pjesë e planit dhe si diçka që ka rol të madh në transparencë është sistemi i ri për paraqitje dhe përcjellë online të ankesave në të gjitha institucionet. Shumë qytetarë veç më kanë paraqitur ankesa për punën e sistemit.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Ljupço Nikolovski.
