Maqedoni

Covid 19, 14 viktima, 467 të infektuar në 24 orë

28.09.2021 19:03

Është 14 numri i fataliteteve Covid në vend në 24 orët e fundit....

Është 14 numri i fataliteteve  Covid në vend në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë nga Shkupi, nga dy në Tetovë  dhe Kratovë dhe nga një Demir Kapi, Prilep, Radovish dhe Shtip. Të gjithë ata ndërruan jetë në kushte spitalore. Në mënyrë plotësuese në statistikat e së martës janë regjistruar edhe  9 viktima nga Termini im, që kanë ndërruar realisht jetë nga 8 deri më 28 shtator. 5 prej tyre ndërruan jetë në spital e 4 në kushte shtëpiake. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.512 testime, kanë rezultuar pozitivë 467 persona. Janë regjistruar edhe 496 pacientë të shëruar. Në vend ka aktualisht 11962 raste aktive.