Parashikimi i motit për sot

29.09.2021 09:12

Moti sot do të jetë kryesisht i freskët...

Moti sot do të jetë kryesisht i freskët me vranësira dhe me reshje shiu.

Në disa vende, veçanërisht në pjesët juglindore dhe perëndimore, do të ketë sasi të mëdha të reshjeve të rrëmbyeshme.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, më e theksuar përgjatë Lumit Vardar.

Temperatura minimale do të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 22 gradë Celsius.