Oliver Varheji për vizitë pune në Shkup, veto-ja bullgare në fokus të takimit me Zaevin
Komesari për zgjedrim i BE-së, Oliver Varheji....

Komesari për zgjedrim i BE-së, Oliver Varheji po qëndron sot për një vizitë në Maqedoni. Varheji pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev ku do të diskutoujnë për procesin eurointegrues të vendeve te Ballkanit perendimor.
Bisedimet pritet të fokusohen në tejkalimin e bllokadës nga pala bullgare për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Një javë më parë Euro-Komisari Varheji realizoi vizitë pune në Bullgari, ku u bisedua për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë për fillimin e bisedimeve të RMV-së me BE-në. Një javë para mbajtjes se Samitit në Bruksel, perfaqesuesit e larte te BE-se, kane intensifikuar takimet dhe vizitat ne rajonin e Ballkanit Perendimore.
Integrimet, Osmani:BE e përkushtuar për integrimin e Ballkanit
Sa i perket nje teksti të cilin e kanë publikuar agjencite e lajmeve europiane , të cilat thirren në burime nga Unioni, se per shkak të frikës nga reagime të mundshme në vendet e BE-se, Brukseli nuk do të mundet më të garantojë se 6 vendet e Ballkanit ne mesin e të cilave edhe RMV dhe Shqipëria nuk do të mund të anëtarësohen në Union, ministri i jashtëm Bujar Osmani ka deklaruar se BE megjithatë është e përkushtuar në integrimin e plotëfuqishëm të rajonit të Ballkanit në BE, dhe ky opcion është pa alternativë.
Ai thotë se ka dhe vende anëtare të cilat mendojnë se BE funksionon shumë vështirë për të pasur mundësi të anëtarësojë edhe 6 vende të reja , por sipas tij mbetet porosia e qartë se Ballkani perendimor një ditë do të jetë pjesë e Unionit, dhe ky është fakt i rëndësishëm.
Osmani ka potencuar se është mirë që në samitin e Bërdos në një tavolinë do të ulen krerët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor dhe sërisht do të shqyrtohen perspektivat e rajonit.
