La Palma, llava e vullkanit pushton oqeanin
29.09.2021 11:54
Llava që shpërtheu nga vullkani në Ishujt Kanarie....

Llava që shpërtheu nga vullkani në Ishujt Kanarie – përkatësisht në ishullin La Palma, ka arritur deri në Oqeanin Atlantik – duke rritur rrezikun nga gazrat të cilat i detyruan banorët të mbyllen nëpër shtëpi.
Dhjetë ditë pas shpërthimit të vullkanit, llava filloi të futet në Oqean, në brigjet Tazakorta.
Ekipet e shpëtimit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë drejtë vendeve më të sigurta.
Vullkanologët thonë se gazrat mund të jenë shumë të dëmshme në një rreze prej dy kilometrave nga vendi ku llava po bie në det.
Vullkani shpërtheu më 19 shtator dhe deri më sot nuk raportohet për viktima.
