Koreja e Veriut, testohet një raketë e re hipersonike
29.09.2021 12:15
Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses.....

Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur Hwasong-8.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se raketa e re është një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve, të përfshira në planin pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.
Ajo e cilësoi raketën si “armë strategjike”, që zakonisht do të thotë se ka aftësi bërthamore.Kjo është prova e tretë raketore e Koresë së Veriut gjatë këtij muaji.
Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare për armët e saj bërthamore dhe programet e raketave balistike, për të cilat thotë se i duhen për të mbrojtur veten kundër pushtimit të mundshëm amerikan.
