Akuzat e Hysenit, Bojçeva: Kishte përkthim në shqip, akuzat e pabaza
Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtje të së Drejtës....

Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtje të së Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karaker Publik, i quan të pabaza akuzat që një ditë më parë bëri zëvendësi i Agjencisë, Blerim Hyseni, i cili tha se asaj i pengon gjuha shqipe e këtë e mbështet në dyshimin se u hoq nga lista e panelistëve të debatit në ditën ndërkombëtare për qasje në informatat publike, vetëm sepse fjalimin do ta mbante në shqip, e madje edhe e vetmja e punësuar shqiptare që foli në videon promovuese, foli maqedonisht. Bojçeva thotë se gjithçka ishte e përkthyer edhe në shqip dhe prezantimi në maqedonisht i të punësuarës shqiptare, ishte zgjedhje personale.
“I tërë xhirimi është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe u emetua gjatë ngjarjes. Kolegia shqiptare mbajti fjalim në maqedonisht por i tërë xhirimi është përkthyer në shqip. Asaj nuk iu ndalua të flasë shqip, Kolegia Makfirete është në atë xhirim dhe kjo mund të konstatohet në çdo kohë dhe nuk do hyj më me detaje të tjera.”,- deklaroi drejtoresha e AMDQLIKP-së, Pllamenka Bojçeva.
Bojçeva thotë se lojërat në kartën nacionale nuk sjellin përfitim për askënd dhe ndjenjat e tilla duhet t’i kalojnë së kaluarës. (Flutura Latifi, TVM2)
