Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska prezanton projektet për Shkupin
29.09.2021 14:26
Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premton energji elektrike ekologjike...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premton energji elektrike ekologjike për kryeqendrën për të ulur ndotjen e ajrit në Shkup.
“Pjesa e energjisë elektrike,pjesa e energjisë natyrore, ato do të kushtojnë shumë më lirë se këto projekte të mëdha utopike të cilat I përmenda pak më parë. Kjo do të thotë, që së bashku dhe të kombinuara me transportin publik falas do të jenë zgjidhje e problemit që zgjat me dekada në Shkup. Ky projekt do të thotë që ndotja e ajrit nga veturat do jetë zero. Do të thotë transport i sigurt dhe i shpejt në kryeqendër. Nuk do të ketë humbje të gjelbërimit në qytet për shkak të projekteve të paralajmëruara tashmë joreale.”,- tha kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Daniela Arsovska.
