Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE mbajti tubime në Strugë dhe Resnjë
Koalicioni "Përtëritja për Maqedoninë" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE....

Koalicioni "Përtëritja për Maqedoninë" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në krye me Hristian Mickoskin, programin për zgjedhjet lokale e shpalosën para banorëve të Strugës dhe Resnjës.
Kandidati për kryetar komune në Resnjë, Jovan Tosiovski, premtoi se ai dhe ekipi i tij i përzgjedhur për këshilltar komunal do të punojnë për një komunë perspektive dhe të zhvilluar në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, turizmit, sportit e bujqësisë.
Pas 17 tetorit, vetëqeverisja lokale do të bëhet partner i kultivuesve të mollës, do të punohet në thithjen e investitorëve, ndërtimin e pikave të reja për grumbullim dhe përpunim.
“Programin që e ofrojmë për katër vitet e ardhshme ka projekte që janë prioritare për Resnjën dhe Prespën. Përmirësimin e kushteve lokale për udhëheqjen e bizneseve dhe ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të vendoset në dispozicion edhe toka ndërtimore e shtetit. Do të bëhet edhe promovimi i zonave turistike, do të financohen mikro projekte lokale. Gjithashtu do të punojmë edhe në thithjen e investimeve të huaja. Ta bëjmë Resnjën “Smart City” qytet të mençur përmes aplikimit të më shumë shërbimeve digjitale.”,- tha kandidati për kryetar komune në Resnjë, Jovan Toziovski.
Toziovski u zotua se nëse merr mbështetjen e banorëve të komunës së Resnjës, do ta shndërrojë komunën në një vend modern, do të zgjidh problemin me parkimin, do të asfaltohen më shumë rrugë në qytet dhe fshatra.
Do të bëjmë rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, do të ofrojmë zgjidhje edhe për mungesën e ujit të pijshëm, do të ndërtojmë sisteme të reja të kanalizimit, do të ndërtojmë parqe për fëmijë, sanimin e qendrës së qytetit, do të përkushtohemi për arsim modern përmes infrastrukturës dhe kushteve për arsimim, do të rregullojmë oborret e shkollave fillore në Prespë, si dhe do të implementojmë vlera evropiane, ka thënë kandidati për kryetar i komunës së Resnjës, Tozioski.
Ai shtoi se do angazhohet për mbrojtjen e ambientit jetësorë, për një ambient të pastër dhe të gjelbër, si dhe do të bëhet pastrimi i deponisë qendrore duke e bërë një qendër moderne me stacion transferimi, do ta kthejnë Prespën në hartën turistike si dhe do t’i rregullojnë plazhet.
Kreu i partisë, Hristijan Mickoski, duke kërkuar besimin e banorëve të komunës së Resnjës, që të votojnë për kandidatin me numrin 7, Jovan Tozievskin, premtoi se me ekipin e krijuar nga VMRO-DPMNE në katër vitet e fundit ai do të luftojë për një të ardhme të vërtetë dhe të mirë për të gjithë.
“Jetojmë në një kohë kur njerëzit janë të demotivuar, të demoralizuar, plot apati, pasi që shohin se një elitë politike është në pushtet që jo vetëm nuk e di se ku po shkon, por nuk ka pasur kurrë ambicien për të treguar rrugën e duhur drejt së ardhmes. Ne kemi nevojë për një të ardhme. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të ketë ajo e ardhme. Unë vetëm premtoj se me ekipin që po krijojmë ngadalë këto katër vjet, ne do të luftojmë për të sjellë një të ardhme të vërtetë. Dhe unë e di kush do ta ndërtojë atë të ardhme dhe kush do ta krijojë atë. Ky është ekipi fitues i VMRO-DPMNE -së dhe koalicionit.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Mickoski theksoi se zgjedhjet lokale janë një mundësi për ndryshim, një mundësi për një të nesërme më të mirë, mundësi të cilën sipas Mickoskit mund ta sjell dhe ta ndërtojnë vetëm kandidatët për kryetar dhe këshilltar komunal të VMRO-DPMNE-së.
Mickoski shtoi se programet e VMRO-DPMNE garantojnë më shumë se 14,835 projekte në fusha të ndryshme, garantojnë ndërtimin së paku 2.000 rrugëve në të gjithë Maqedoninë, ndërtimin dhe rindërtimin e 100 kopshteve dhe 150 shkollave, investime në mjedis dhe ndërtimin e 150 parqeve të reja, investime në 60 objekte kulturore, 90 salla të reja sportive, gazifikim dhe shumë më tepër punime konkrete. (Sanije Duraku, TVM2)
