Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Besa” prezantoi këshilltarët në Kumanovë

29.09.2021 15:30

Me moton “Me ka krejt”, Lëvizja “Besa” prezantoi mbrëmë listën e këshilltarëve për Kumanovën...

Me moton “Me ka krejt”,  Lëvizja “Besa” prezantoi mbrëmë listën e këshilltarëve për Kumanovën, që si bartës ka Hulusi Hasipin. Ata kërkuan votën për këshilltarët duke premtuar se do të ndryshojnë  rrënjësisht gjendjen e shqiptarëve në Kumanovë.
 
“Kemi arritur që të tregojmë se mundet edhe pa korrupsion e pa krim, mundet edhe në mënyrë të drejtpërdrejt me qytetarët të zhvillohen institucionet dhe mundet definitivisht që politikanët të punojnë me nder dhe me besë që të udhëheqin institucionet e këtij shteti dhe duke qenë 100% në shërbim të qytetarëve. Këtë jam i bindur se do ta gjeni edhe tek bartësi i listës, do ta gjeni te doktor Hulusiu.”,- tha shefi i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes “Besa”, Arjanit Hoxha.
 
“Ne sot prej këtu kërkojmë përkrahjen tuaj që me besnikëri të jemi zëri juaj në kuvendin komunal të komunës tonë. Që të bëjmë edhe të pamundurën që nxënësit dhe profesorët tanë të shkollave të mesme Gjimnazit 'Sami Frashëri' dhe shkollës së mesme teknike të kenë objektin e ri me kushte më moderne. Që të bëjmë maksimumin dhe t’i largojmë padrejtësitë që janë bërë dhe i bëhen arsimit parashkollor dhe fillor shqiptar.”,- u shpreh bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes “Besa” – Kumanovë, Hulusi Hasipi.
 
Premtuan maksimumin edhe në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në Kumanovë. Thanë se para shqiptarëve dalin me besë e japin besën se do punojnë maksimalisht për të mirën e tyre.
:
SEDAT SELIMI