Trajanovski dhe Mexhiti, thërrasin në takim Asprovskën

11.12.2014 16:26

Këshilli i prindërve në shkollën e mesëme ekonomike Arseni Jovkov të hënën do vendosë përfundimisht se cilat do të jenë hapat e tyre të metejëshme lidhur me problemet të cilët janë shfaqur në këtë shkollë.......

Siç mëson TVM-2 ata nuk largohen nga kërkesat e tyre për zgjidhjen e problemeve me  të cilët ballafaqohen nxënësit e tyre dhe mbështesin  nxënësit  për të bojkotuar mësimin.

Ndërkohë sot kryetari i Qytetit të Shkupit realizoi takim me drejtoreshën e shkollës Jovanka Asprovska, kryetarin e Çairit Izet Mexhiti dhe Nazmi Rrahmani, përgjegjësi i shkarkuar nga detyra për  parlalet shqipe.

Jo zyrtarisht mësohet se, ky i fundit pas përpjekeve të shumta të  kryetarëve të Shkupit dhe Çairit është këthyer në postin e më përparshëm në “Arseni Jovkov”, ndërsa për kërkesat e nxënësëve dhe për dorëheqjen e drejtoreshës nuk dihet akoma asgjë.

Gjendja e  komplikuar  dhe e pa qartë  në “Arseni Jovkov”  vazhdoj  dhe gjatë ditës së sotme. Nëxnësit e kësaj shkolle as sot nuk  morrën as një përgjigje  se çfarë do të ndodhë me  kërkesat e tyre.

Nxënësit e shkollës së mesëme ekonomike vazdhojnë me bojkotin e mësimit nga një orë para ditës dhe një orë pas ditës  në Arseni Jovkov deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara. Ata  nuk tërhiqen nga idea  që të çlirohen klasat e stërngarkuara me mbi 40 nxënës shqiptarë   si dhe të  mundësohet nga ana e drejtoreshës së së shkollës të  krijohen klasa të reja me nxënës shqiptar në këtë shkollë.  

Një ditë më parë drejtoresha e shkollës  “Arseni Jovkov” Jovanka Asprovska  informoi se të gjitha orrët e humbura nga ana e nxënësit do të zëvendësohen  duke mësuar gjat vikendeve. (Rexhep Qamili, TVM2)