Maqedoni
Escobar: Tensionet janë shumë të larta, duhet të ulen
29.09.2021 16:35
I dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar....

I dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.
Takimi në Bruksel, BE pret gatishmëri për dialog e rezultate
SHBA mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Takimet në Brukel vijnë në ditën e dhjetë të bllokimit të rrugëve në Jarinjë dhe Bërnjak. BE-ja ka përsëritur thirrjet që të ulen tensionet dhe të shfrytëzohet dialogu si platforma e vetme për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.
Në Bashkimin Evropian shpresojnë se do të ketë takim të përbashkët mes Bislimit, Petkoviqit dhe Lajçakut dhe që ai do të prodhojë edhe rezultate konkrete që do të ndihmonin në uljen e tensioneve. Brukseli pret që kryenegociatorët, jo vetëm të jenë të gatshëm të diskutojnë, por edhe të kenë mandat të qartë që të arrijnë ndonjë rezultat në takim.
