Maqedoni
Covid-19, 9 viktima e 454 të infektuar në 24 orë
29.09.2021 16:48
Është 9 numri i fataliteteve Covid në vend në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë nga Shkupi...

Është 9 numri i fataliteteve Covid në vend në 24 orët e fundit. 5 prej viktimave janë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një fatalitet u regjistrua në Gostivar dhe Kavadar. Të gjithë ata ndërruan jetë në kushte spitalore.
Në mënyrë plotësuese në statistikat e së mërkurës janë regjistruar edhe 7 viktima nga “Termini im”, që kanë ndërruar realisht jetë nga 3 deri më 27 shtator. 5 prej tyre ndërruan jetë në spital e 2 në kushte shtëpiake.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.425 testime, kanë rezultuar pozitivë 454 persona. Janë regjistruar edhe 308 pacientë të shëruar. Në vend ka aktualisht 12.090 raste aktive.
