Maqedoni

Zgjedhjet lokale, “E majta” prezanton projektet për Velesin

29.09.2021 17:10

Koha është që në qytetin e Velesit të ndalojë korrupsioni dhe me të të qeverisin njerëz kompetentë...

Koha është që në qytetin e Velesit të ndalojë korrupsioni dhe me të të qeverisin njerëz kompetentë, të sinqertë dhe me vlera. Kjo është motoja e Së Majtës opozitare për zgjedhjet lokale në Veles. Sipas tyre njerëz dinjitoz duhet të fitojnë në konkurset për punësim në vend të anëtarëve me libreza partiake. Si shembull promovojnë kandidatin e tyre për kryetar Zllatko Arsov, profesor doktor në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup, i cili planifikon të rregullojë hapësirat krahë lumit Vardar në zonën qendrore të qytetit të Velesit. Planifikohet ndërtimi i shëtitores. Vizion i tij është edhe ulja e kaosit në trafik duke ndërtuar rrethrrotullime në pika të caktuara.
 
“Zgjidhjen e kaosit që mbizotëron në rrugët e Velesit duke i zgjeruar ato, aty ku është e mundur, ndërtimin e rrethrrotullimit tek gjimnazi, mënjanimin e të gjitha pengesave të cilat pengojnë në trafik dhe shpejtësinë e trafikut. Më tej hyrja në Veles në anën e fshatit Bashino ose hyrja veriore e cila është pikë kritike ku shpesh ka aksidente, atë do ta bëja rrethrrotullim. Më tej urën tek fshati Bashino, i cili paraqet problem do ta sajonim, kuptohet me ndihmën e shtetit.”,- deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Velesit- “E Majta”, Zllatko Arsov.
 
Arsov ndër planet e tija nëse fiton menaxhimin me komunën e Velesit ka edhe ndërtimin e parkingjeve në kate si dhe ringjalljen e objekteve të lëna pas dore duke i akomoduar ato për nevojat e qytetarëve të grupmoshave të ndryshme.
 
“Do të bënim edhe disa garazhe në kate, nën tokë ose mbi tokë, do të shohim se si do të përshtaten. Do të shfrytëzohen më shumë objektet në anën e majtë të qytetit që sipas qytetarëve janë harruar para shumë kohe. Hoteli Villa Zora do të shendohet në shtëpi pleqsh, ish shkolla Jordan Xhinot të shndërrohet në qendër për persona me aftësi të posaçme ndërkohë në hapësirat e Universitetit të Punëtorëve të vendosen sportelet për dhënien e dokumenteve të identifikimit dhe patentat për shoferë.”,- u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Velesit – “E Majta”, Zllatko Arsov.
 
Përpos çrrënjosjes së korrupsionit, pretendohet që komuna të zhvillohet edhe në aspektin ekonomik, thithjen e investimeve të huaja dhe uljen e papunësisë. Rritja e cilësisë dhe standardit të jetesës s’do anashkalohet nga kandidati, Zlatko Arsov, i cili planifikon që ti përkushtohet edhe zhvillimit të arsimit, kopshteve dhe terreneve sportive për të rinjtë. E Majta konsideron se premtimet e tilla mund t’i bëjnë realitet me një administratë të shëndoshë komunale e cila do t’i dilte në ndihmë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve që ata kanë.
 
MERAL ISMAILI