Maqedoni
Qeveri, 56.6 mln dollarë, fondi amerikan për RMV-në
29.09.2021 17:24
Nga 8.2 milion dollar në 56.6 milion dollar rritet grandi amerikan për zhvillim dedikuar Maqedonisë së Veriut...

Nga 8.2 milion dollar në 56.6 milion dollar rritet grandi amerikan për zhvillim dedikuar Maqedonisë së Veriut. Qeveria në seancën e fundit ka miratuar nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes nga ministri i financave Fatmir Besimi.
“Bëhet fjalë për fonde të cilat USAID do ti ndajë në RMV gjatë pesë viteve të ardhshme projekte për përforcimin e konkurrencës ekonomike, për rritjen e kontributit të të rinjve në shoqëri si dhe projekte dhe programe për zvogëlimin e korrupsionit.”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.
Nga prilli wifi falas në hapësirat turistike
Qeveria dha dritë jeshile për wifi falas në hapësirat publike në mbarë territorin e vendit me interes të turizmit. Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit dhe komunat deri në fund të këtij viti duhet të dorëzojnë listat e lokacioneve.
“Deri në fund të 2021-it, institucionet do të duhet të përgatisin lista të lokacioneve dhe hapësirave ku duhet të ketë wifi falas shtetërore, që më pas institucionet tjera të realizojnë procedurë dhe deri në fund të prillit të vitit 2022 të kemi informacione të sakta për lokacione ku duhet të ketë wifi falas.”,- tha zëdhënësi Hoxha.
Ekzekutivi miratoi procedurën meritore për përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në institucionet publike me të cilin synohet vendosje e transparencës gjatë aplikimit dhe përzgjedhjes.
MERAL ISMAILI
