Maqedoni

Burgjet, kushtet janë përmirësuar, mungon personeli mjekësor

29.09.2021 18:31

Monitorimi i realizuar nga Shoqata të juristëve të rinj dhe Komitetit të Helsinkit ka konstatuar përmirësim....

Monitorimi i realizuar nga Shoqata të juristëve të rinj dhe Komitetit të Helsinkit ka konstatuar përmirësim sa u përket kushteve dhe renovimit të shtëpive përmirësuese ndëshkuese, megjithatë shqetësuese mbetet mungesa e personelit mjekësor. Ndërsa tortura dhe trajtimi johuman brenda burgjeve është diçka për të cilën duhet të punohet në kontinuitet.
 
“Kur bëhet fjalë për torturën dhe trajtimin jonjerëzor që ndodhë, ajo është diçka që gjithsesi duhet të punohet edhe më tej dhe nuk është diçka që mund eliminohet brenda natës. Janë të nevojshme angazhime afatgjate të shtetit dhe sektorit joqeveritarë. Gjithsesi se duhet akoma të punohet, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes shëndetësore të personave të burgosur që mungon dhe duhet bërë një reformë të tërësishme në këtë pjesë.”,- tha Irena Zdravkova nga Shoqata e juristëve të rinj.
 
Edhe Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, tha se trajtimi jonjerëzor duhet të eliminohet, ndërsa mohoi të ketë  privilegje në mesin e të burgosurve, sepse para ligjit të gjithë janë të barabartë.
 
“Personat e ndaluar dhe të burgosur kanë të drejta dhe përfitime të caktuara që mund t'i përdorin në kushte të caktuara. Nuk ka asnjë të privilegjuar, të gjithë trajtohen sipas ligjit dhe sjelljes së tyre, pasi Gjykata do të vendosë, ne bëjmë çmos që të gjithë të marrin trajtim të barabartë.”,- theksoi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
 
Nga delegacioni i BE-së theksojnë se të burgosurit meritojnë trajtim të përshtatshëm dhe kushte të mira kudo që të qëndrojnë.
 
“Ky projekt është më i rëndësishëm për të burgosurit sepse edhe ata meritojnë trajtim adekuat. Kjo është e rëndësishme edhe për integrimin evropian të vendit pasi fjalë për të drejta themelore të njeriut si vlerë thelbësore e BE-së.”,- u shpreh këshilltari i delegacionit të BE-së, Frejk Jahmat.
 
Me këtë rast u dhanë edhe rekomandimet të cilat do të kenë për qëllim pengimin e torturës dhe trajtimit jonjerëzorë në burgje dhe institucione të tjera për heqjen e lirisë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI