Oliver Varheji për vizitë pune në Shkup, në fokus heqja e veto-s bullgare

30.09.2021 09:49

Një ditë pas vizitës së presidentes së KE-së...

Një ditë pas vizitës së presidentes së KE-së, sot për vizitë zyrtare në vend qëndron eurokomesari për zgjerim i BE-së Oliver Varheji.

Takimi  me kreun e ekzekutivit i praparin përpjekjeve të shtuara të Brukselit për të debllokuar integrimin e vendit, me theks heqjen e vetos Bullgare dhe tejkalimin e problemit mes dyja palëve.

Një javë më parë Euro-Komisari Varheji realizoi vizitë pune në Bullgari, ku u bisedua për tejkalimin e  bllokadës me Bullgarinë për fillimin e bisedimeve  të RMV-së me BE-në. Një javë  para mbajtjes se Samitit në berdo të Sllovendisë, perfaqesuesit e larte te BE-se, kane intensifikuar takimet dhe vizitat ne rajonin e Ballkanit Perendimore.

Vizita e komisarit europian për zgjerim i Bashkimit europian po ndodh një ditë pas vizitës që i bëri vendit presidentaja e KE-se Ursula Von der Lejen , dhe një javë para mbajtjes së Samitit të BE-së në berdo të Sllovenisë.