Sot përfundon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

30.09.2021 10:07

Sipas Ligjit për Regjistrim...

Sipas Ligjit për Regjistrim, sot është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Deri tani janë regjistruar 1.768.710 persona, 548.694 amvisëri dhe 795.494 banesa. Nga diaspora deri në mëngjesin e djeshëm janë vetë-regjistruar 201.247 persona.

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, ka thënë se nuk është kërkuar që të zgjatet afati i regjistrimit.

Ndërsa edhe zëdhënësit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dushko Arsovski dhe Muhamed Hoxha, theksuan se çështja e zgjatjes së afatit të regjistrimit nuk u diskutua në mbledhjen e fundit të Qeverisë dhe se të gjitha kapacitetet synojnë përfundimin e operacionit brenda afatit ligjor, gjegjësisht deri sot në mbrëmje.