Zgjedhjet lokale 2021, partitë vazhdojnë me aktivitetet në terren
Partitë politike me kandidatët per kryetarë komunash...

Partitë politike me kandidatët per kryetarë komunash si dhe kandidatetët e pavarur vazhdojnë aktivitetet e tyre zgjedhore dhe me prezantimin e programeve para qytetarëve.
Kandidatët e BDI-së sonte do të realizojnë takime me qytetarët e komunës së Butelit dhe Shutë Orizares, nga Lëvizja Besa do të zbarkojnë në Vrapçishtë të Gostivarit, koalicioni Aleanca-Alternativa në Shuto Orizarë dhe Butel, ndërsa Partia Demokratike shqiptare tubim do të mbajë në qytetin e Strugës.
Në taborrin politik maqedonas VMRO DPMNE zbarkon ne Vinicë, LSDM tubim do të mbajë në Gjevgjeli. Me aktivitetet e tyre dhe prezentimin e programeve zgjedhore para qytetarëve të vendit do të zbarkojnë edhe kandidatët e pavarur për kryetare komunash.
