Reciprociteti i targave, vijojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

30.09.2021 10:57

Bisedimet mes grupeve punuese mes Kosovës dhe Serbisë....

Bisedimet mes grupeve punuese mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë edhe ditën e sotme ne Bruksel.

Edhe pse shefi i delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi është kthyer në Kosovë, burimet brenda Bashkimit Evropian, kanë thënë se të enjten do të vazhdojnë diskutimet me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë dhe se akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndonëse ka pasur përparim për targat e automjeteve.

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënën se është arritur pajtueshmëri për një draft-marrëveshje, e cila do të siguronte uljen e tensioneve dhe një zgjidhje të përkohshme për çështjen e targave.

Delegacioni i Serbisë nuk e ka pranuar tekstin e marrëveshjes prandaj pritet që diskutimet të vazhdojnë edhe këtë të enjte.

Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.