Zgjedhjet lokale 2021, PDSh mbajti tubim në Sllatinë

30.09.2021 11:54

PDSH nga Sllatina kërkoi votë...

PDSH nga Sllatina kërkoi votë për kandidatin për kryetar të komunës së Tearcës, Daut Emini. Prioritet në këtë komunë, kanë ujësjellësin, kanalizimin, infrastrukturën, mërgimtarët, ambientin e pastër, arsimin e kulturën.

“Zgjidhja e ujit për pije, merr fund gjatë mandatit tonë. Me zgjidhjen e  kësaj çështjeje, banorët e Tearcës do të kursejnë 2.5 milion euro në vit. Kanalizimi do të fillojë gjatë viti 2022. Pastrimi i deponive të egra dhe zgjidhja e përhershme e problemit me mbeturinat. Zgjidhja  e problemit të kanaleve të hapura dhe pastrimi i kanaleve për ujitje. Rekonstruimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së fshatit, gjelbërimi i hapësirave publike.”,- tha  kandidati për komunën e Tearcës–PDSh, Daut Emini.

“A thua vallë do të përkujdesen amerikanë, britanezët apo evropianët të gjithë aleatët tanë perëndimorë për këto çështje? Jo. Ju faleminderit që janë përkujdesur për të na bërë pjesëtarë të NATO-s, e për shumë ndihmesa të tjera për të cilat kemi pasur nevojë. Por, përmirësimin e cilësisë së jetës sonë, duhet ta bëjmë vetë.”,- u shpreh kryetari i PDSh-së, Mendu Thaçi.

Emini premtoi administratë efikase dhe se do ta modernizojë Tearcën për ta kthyer në të ardhmen në një qytet të vërtetë. (Visar Sadiki, TVM2)