Holandë-Suedi, masa të reja për qytetarët e vaksinuar nga RMV
Holanda dhe Suedia lehtësojnë masat....

Holanda dhe Suedia lehtësojnë masat hyrëse për qytetaret e vaksinuar nga Maqedonia e Veriut.
Ministria për Punë të Jashtme informon se me vendimin e fundit të Mbretërisë së Holandës, hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore për qytetarët të cilët janë plotësisht të vaksinuar, edhe nëse vijnë nga grupi i vendeve me rrezik të lartë, ku përfshihet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Edhe Mbretëria e Suedisë hoqi ndalimin e përkohshëm për hyrje në vend. Tani, qytetaret qe udhëtojnë në Suedi dhe të cilët mund të paraqesin certifikatë vaksinimi të lëshuar nga Maqedoninë e Veriut, San Marino, Zvicra, Turqia, Ukraina ose Vatikani përjashtohen nga ndalimi i hyrjes dhe kushtet e testimit.
Sipas vendimit të Komisionit Evropian, certifikatat e vaksinimit në këto vende, janë ekuivalente me certifikatën digjitale KOVID të BE-së, që do të thotë se certifikatat e tilla mund të kontrollohen dhe verifikohen në të njëjtën mënyrë duke përdorur të njëjtat sisteme teknike si certifikatën e BE-së.
Në përputhje me normën e lartë të vaksinimit, masa të ngjashme lehtësuese nga 1 tetori, ka paralajmëruar edhe Belgjika, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
