Lubjana nën ujë, reshjet e shiut “paralizojnë” lëvizjen
30.09.2021 12:29
Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu...

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka sjellë një sërë përmbytjesh në Slloveni. Si pasojë e reshjeve rreth 500 ndërtesa janë mbuluar nga uji në Lubjanë.
Mediat bëjnë me dije se uji ka mbuluar rrugët dhe garazhet nëntokësore. Një sërë makinash janë shkatërruar, e ka pasur edhe prej atyre që kanë ngecur brenda tyre si rezultat i nivelit të madh të ujit.
Në Lubjanë ka rënë 88 litra për metër katrorë, që sipas përllogaritjeve është diçka që ndodh një herë në 250 vite.
