Ekuador, mbi 100 viktima nga përleshjet e bandave në burg

30.09.2021 12:46

116 persona humbën jetën...

116 persona humbën jetën  në  luftën mes bandave rivale në burgun në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, numri i të plagosurve është  mbi 80. Të paktën pesë të burgosurve iu prenë kokën në, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje.

Të burgosurit hodhën edhe granata.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarët të cituar nga mediat ndërkombëtare, të cilët e kanë përshkruar atë si dhunën më të keqe të burgut në historinë e vendit.

U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin e burgut, i cili strehon të burgosur të lidhur me bandat globale të drogës.

Mediat lokale raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës që tani veprojnë në Ekuador.

Ky është i fundit në një seri incidentesh vdekjeprurëse që përfshijnë anëtarë të bandave rivale që luftojnë për kontrollin e burgjeve.

Në shkurt, 79 të burgosur u vranë në një përleshje. Burgu Litoral, konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në vend.

Presidenti, Guillermo Lasso, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve të vendit.