Covid 19, Suedia heq të gjitha masat kufizuese
30.09.2021 14:00
Suedia ka njoftuar se pandemia e COVID-19.....

Suedia ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll dhe të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e coronavirusit të ri janë hequr.
Në Suedi, 83,6 për qind e popullatës së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 76,5 dozën e dytë. Këtë të enjte në Suedi nis dhe administrimi i dozës së tretë.
Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, 1 tetor, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për të gjitha vendet.
