MSH: Dje janë aplikuar mbi tre mijë vaksina

30.09.2021 14:26

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni....

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.014 doza të vaksinës, prej të cilave 1.730 janë aplikuar si doza të dyta, derisa 44 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.

“Deri me 29 shtator, janë vaksinuar gjithsej 786.979 qytetarë, prej të cilëve 726.625 me dy doza, ndërsa 181 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. 52% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar, dhe 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine, të popullsisë së rritur, është 47.2%, dhe me dy doza 43.6% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine kundër COVID-19”, thonë nga MSH.