Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE tubim në Kavadar, Negotinë dhe Demir Kapi

30.09.2021 15:06

Ushqimi për çdo fëmijë nga klasa e parë....

Ushqimi për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërtimi i qendrës tregtare “Kavadar Moll”, kopsht zoologjik, SPA qendër me Pishinë të mbyllur, ndërtimi i një qarkores, u premtoi banorëve të Kavadarit - kandidati për kryetar komune nga radhët e  VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev.

Koncepti ynë është që të ndërtohet sistem i cili nuk do të ndahet në individë dhe u premtoj se do të bëj gjithçka që është e mundur, e qytetarëve ju mbetet vetëm ta mbështesin.  Bashkërisht jemi më të fuqishëm, tha Jançev.

Ai theksoi se Kavadari është një terren pjellor për të mësuar, për të filluar biznesin dhe për të ndërtuar karrierë. Jançev u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve me 17 tetor, ai do të realizojë 180 projekte në komunën e Kavadarit.

“Ofrojmë mbi 180 projekte të realizueshme dhe të rëndësishme. Projekti i parë është ushqim për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën dhe pas mbarimit do të vazhdojmë nga klasa e 5 deri në të 9. Do kemi një kopsht zoologjik baby zoo, do të investojmë në infrastrukturë, do të angazhohem për ambient të pastër. Do të krijojmë sistem të barabartë për të gjithë, ta bëjmë Kavadarin qytet Europian.”,- deklaroi kandidati për kryetar komune në Kavadar –VMRO-DPMNE, Mitko Jançev.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, tha se më 17 tetor, duhet të flasin me zë të lartë dhe të tregojmë se nuk do të ecim në atë rrugën e qeverisë aktuale, por do të ecim në rrugën e së ardhmes, ndershmërinë dhe integritetin.

“Këto zgjedhje është e vërtet se nuk janë parlamentare, por është një test i madh lidhur me atë se çfarë porosie do të dërgoni me 17 tetor. Pse është e rëndësishme kjo porosi? Sepse e dini që nuk jetohet më mirë, sepse realiteti është i dhimbshëm, sepse e kemi humbur dinjitetin njerëzor . Në Maqedoninë tone,  më e shtrenjta është shumë e lirë, jetët njerëzore humben shumë lehtë. Le të harrojmë rrugën e krimit dhe korrupsionit të ofruar nga kjo Qeveri. Rruga e prosperitetit, projekteve, fitoreve dhe ndryshimeve, kjo është rruga që ne do të ndjekim.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Mickoski shtoi se patriotizmi i shekullit 21 duhet të ndërtohet së bashku,  një patriotizëm bashkues modern.

"Le të tregojmë se politikanët, kur janë në Qeveri dhe në institucione, nuk i kanë votat e qytetarëve në xhep, por duhet të punojnë shumë ditë e natë, të jenë shërbëtorë të atij populli dhe të meritojnë atë mbështetje”, ka thënë kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski. Për të patriotizmi i përbashkët është të jesh i lirë nga paragjykimet, të mposhtësh krimin, korrupsionin dhe padrejtësinë.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE , fushatën zgjedhore "Krijo një të ardhme të re" e prezantoi edhe në Negotinë dhe Demir Kapi.

Goran Stojanov, kandidat për kryetar të Negotinës nga VMRO-DPMNE, para qytetarëve të kësaj komune tha se kur ai do diçka, vizionin e kthen në mision dhe pastaj në veprim. Unë e dua Negotinën dhe angazhohem që të bëj çmos, që të bëhemi shembull për brezat e ardhshëm, për atë se sa kemi kontribuar për  qytetin, jo sa e kemi dëmtuar atë gjatë menaxhimit të tij. Stojanov iu referua dhjetë shtyllave themelore të Programit për Negotinë më të mirë. Furnizimi me ujë 24 orë në qytet, gazifikimi, rindërtimi i sheshit të vjetër dhe të rrënuar, janë pjesë e projekteve të premtuara nga Stojanov.

Sipas tij këto 10 projekte kryesore, janë vendosur si kryesore dhe prioritare, dhe programi përfshin shumë më tepër, më shumë sugjerime nga qytetarët dhe më shumë projekte dhe synime.

Stojanov obligohet që projektet kryesore ti realizoj para përfundimit të mandatit tim 4 vjeçar.

Mbulimi i tregun në  qytetin e Demir Kapisë, ndërtimin i rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve janë vetëm disa nga premtimet me të cilat kandidati për kryetar komune në Demir Kapi, Andon Donev e kërkoi mbështetjen për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai u zotua se do të  punoj me ndershmëri dhe do ofrojë mbështete në të gjitha fushat e sidomos asaj që lidhet me rininë. (Sanije Duraku, TVM2)