Zgjedhjet lokale 2021, PLD- DOM - vizioni për Manastirin dhe “Gjorçe Petrovin”
Kandidatët e koalicionit PLD- DOM....

Kandidatët e koalicionit PLD- DOM, prezantuan platformat e tyre para banorëve të Manastirit dhe “Gjorçe Petrovit”. U zotuan se do të punojnë fuqishëm për të zhvilluar komunat. Se do i kushtojnë vëmendje menaxhimit të parave komunale, duke investuar në gjelbërime dhe duke vendosur rend në ndërtimi.
“PLD bashkërisht me DOM, përpiluam 51 lista të këshilltarëve dhe po ashtu dolëm me 18 kandidatë për kryetar të komunave. Që do të thotë se ne nuk kemi qenë furgon parti, ose parti pa ndikim, por përkundrazi, jemi parti e cila ka 889 kandidatë për këshilltarë dhe 18 kandidatë për kryetarë të komunave dhe jo rastësisht jemi fuqi e tretë politike. Dhe për këtë arsye në zgjedhjet e 17 tetorit pres një rezultat të mirë, sepse në listat tona nuk ka vetëm aktivistë politik por ka edhe persona pa libreze partiake, persona me autoritet dhe dinjitet.”,- tha kryetari i PLD-së, Goran Milevski.
“Një prej angazhimeve të investitorëve do të jetë që në çdo metër katror të hapësirës banesore të kenë edhe dy metra katrorë shtesë të hapësirës së gjelbër. Gjithashtu do të ketë edhe 3 parqe të reja në “Gjorçe Petrov”, numër më të madh parqesh për kafshët shtëpiake pastaj do të ketë edhe kopshte horizontale dhe vertikale. Do të ketë stacione matëse për ndotjen e ajrit, forma të tjera si alternativë për ngrohje që do të ju ofrohet qytetarëve të Gjorce Petrovit gjegjësisht subvencionim për peleta, për panele fotovoltaike si dhe të gjitha kulmet e shkollave fillore dhe të mesme të kenë panele.”,- u shpreh kandidati për komunën e “Gjorçe Petrovit”- PLD, Ljupço Janevski.
Ata u përbetuan se do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Do bëjnë çmos për të siguruar më shumë mjete jashtë buxhetit dhe se do të investojnë në sportin dhe kulturën. (Rexhep Qamili, TVM2)
