Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbajti tubim në Strumicë
30.09.2021 15:38
Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov...

Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, shpalosi programin e tij zgjedhor për zhvillimin e kësaj komune. Para qytetarëve të Strumicës ai u zotua se do të punojë fuqishëm për t’i realizuar projektet kyçe infrastrukturore që përfshijnë ndërtimin dhe meremetimin e bulevardeve dhe rrugëve, rikonstruimin e sheshit, shtëpi të re të kulturës, treg të ri të gjelbër, si dhe do të punojë për të krijuar më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra. Në fokus të tij janë investimet, punësimet e reja si dhe të rinjve t’ua bëjë këtë qytet vend më të mirë për jetesë.
“Vizioni im për qytetin e Strumicës është shumë i qartë. Komunë e cila do të jetë e njohur me parametrat e mëdha ekonomike, komunë e cila do të jetë shembull për planifikimin dhe realizimin e projekteve europiane. Komunë në të cilën inkluzioni social, do të jetë e përditshme normale. Komunë në të cilën të rinjtë do të shohin potencial dhe të ardhme të garantuar. Qytet i cili do të jetë i njohur për ngjarjet sportive dhe kulturore. Strumica do të jetë qytet i iniciativave rajonale të përbashkëta në Ballkan, do të jetë shembull për bashkimin dhe jetesën e përbashkët të qytetarëve në të gjitha fushat. Programi ynë, të cilën ne po planifikojmë të realizojmë dhe që do të jetë realitet, i përfshin deri në detajet e fundit projektet kyçe të nevojshme për zhvillimin e këtij qyteti. Parashikojmë ndërtimin e tregut të ri të gjelbër, në të cilët hapësira e deritanishme e tregut “Çeshel” do të shndërrohet në “Park të boemëve” siç e meriton Strumica. Do të ndërtojmë stacion i ri të zjarrfikësve.”,- tha kandidati për kryetar të Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Pjesëmarrësit në tubimin e karvanit të LSDM-së “Më të mirën për komunën time”, thanë se këto zgjedhje janë, zgjedhje për të vendosur a dëshirojmë të vazhdojmë me përparimin e mëtejshëm të komunave, apo të kthehemi mbrapa në të kaluarën e errët.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se procesi për dhënien e shanseve për të rinjtë, ka filluar në gjitha nivelet në vend dhe për këtë arsye Zaev krahasoi vetën me Kostadin Kostadinovin kur ai udhëhiqte me komunën e Strumicës. Është i bindur se ai është më i duhuri për këtë qytet.
“U japim shans të rinjve dhe energjisë së tyre që në mënyrën e tyre avangarde të mund të përfshihen në të tashmen dhe të ardhmen. Unë dhe LSDM vendosëm që t’i japin shans Kostadi Kostadinovit sepse procesi i dhënies së shanseve të rinjve veç më ka filluar në gjitha nivelet e vendit. Në një numër të madh të posteve udhëheqëse vendosëm kuadro të rinj të cilëve ua besuam përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Koalicioni i drejtuar nga LSDM, u zotua se do të punojë fuqishëm për të realizuar shtyllat e programit të tyre zgjedhor, të cilën përfshini vendosjen e sistemit të mirëfilltë të komunikimit mes qytetarëve me kryetarët e komunave. Kryetarët e komunave të jenë pranë qytetarëve të tyre dhe t’i zgjidhin problemet në mënyrën sa më të shpejtë që është e mundur dhe njëherit t’u përgjigjen në afat 10 ditorë të gjitha iniciativave të qytetarëve. Parashikojnë zhvillim i përshpejtuar ekonomik në të gjitha komunat ku garojnë, duke paralajmëruar investime dhe mbështetje të madhe nga pushteti qendror. Kryetarët janë përbetuar se do të punojnë për të rritur investimet dhe vendet e reja të punës dhe për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje dhe se përveç investimet në infrastrukturën rrugore do të angazhohen edhe zhvillimin e turizmit.
REXHEP QAMILI
