Maqedoni
Covid-19, 12 viktima e 494 të infektuar në 24 orë
30.09.2021 15:45
Është 12 numri i fataliteteve Covid në vend në 24 orët e fundit....

Është 12 numri i fataliteteve Covid në vend në 24 orët e fundit. 6 prej viktimave janë nga Shkupi, dy nga Kavadari dhe nga një fatalitet u regjistrua në Kumanovë, Ohër, Kriva Pallankë dhe Makedonski Brod, Gostivar dhe Kavadar. Të gjithë ata ndërruan jetë në kushte spitalore.
Në mënyrë plotësuese në statistikat e së enjtes janë regjistruar edhe 10 viktima nga “Termini im”, që kanë ndërruar realisht jetë nga 7 deri më 29 shtator. 9 prej tyre ndërruan jetë në spital e 1 në kushte shtëpiake.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.425 testime, kanë rezultuar pozitive 494 persona. Janë regjistruar edhe 474 pacientë të shëruar. Në vend ka aktualisht 12.087 raste aktive.
MSh: Janë aplikuar mbi tre mijë vaksina
Nga MSh thonë se dje 44 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.
“Deri në 29 shtator janë vaksinuar gjithsej 786.979 qytetarë, prej të cilëve 726.625 me dy doza, ndërsa 181 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. 52% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar dhe 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine të popullsisë së rritur është 47.2% dhe me dy doza 43.6% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine kundër COVID-19”,- thonë nga MSh.
FARIJE DAUTI BAKIJU
