Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Prezantimi i programit për Shkupin
30.09.2021 16:44
Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Daniela Arsovska, vazhdoi edhe sot me prezantimin e projekteve për kryeqendrën.....

Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Daniela Arsovska, vazhdoi edhe sot me prezantimin e projekteve për kryeqendrën.
“Si kryetare e komunës do të ofroj program me më shumë investime të rëndësishme për vendbanimet e Shkupit. Kanalizim, ujë, asfalt, transport me autobusë, terene lojërash për të më të rinjtë patjetër të ketë çdo vendbanim në kryeqytet dhe përreth. Për atë nuk duhet të ketë asnjë kompromis. Si njeri, si menaxher nuk do të pranojë asnjëherë shpjegime as tani në kampanjë por edhe pas. Si është e mundur në shekullin 21 rreth 100 mijë bashkëqytetarë tanë në Shkup mos t’i kenë as kushtet elementare për jetë ndërsa rregullisht i paguajnë tatimet dhe detyrimet ndaj shtetit dhe komunave.”,- deklaroi kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Daniela Arsovska.
