Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski: Rikonstruim të sallës “Partizan 4”

30.09.2021 16:58

Kandidati i GROM-it për komunën e Karposhit, Stevçe Jakimovski...

Kandidati i GROM-it për komunën e Karposhit, Stevçe Jakimovski, premton rikthimin në përdorim të sallës sportive “Partisan 4” në këtë komunë.
 
“Qëndrojmë këtu para kësaj pasqyre e cila është  për të ardhur keq në sallën “Partizan 4”, i cili është simbol për rini, për energji, për sport, për rekreim në të cilën unë kam ushtruar karate me të ndjerin Vllado Boshkov. Me të vërtetë është papërgjegjësi që ky objekt kapital i ndërtuar që në socializëm të gjenden në këtë situatë. Pamë se kishte 4 vite  premtime se do të bëhet Partizan 4 por shihet se kjo ishte e vështirë për ta. Edhe të bie shi dhe të fryjë erë ju garantojë se “Partizan 4” përsëri do të jetë në përdorim dhe do të vihet në dispozicion të qytetarëve, nuk do t’i jepen me qira askujt, vetëqeverisja lokale do të menaxhojë më të dhe do të jetë gjithçka falas që të munden qytetarët, të rinjtë, të moshuarit të rekreohen.”,- deklaroi kandidati për komunën e Karposhit – GROM, Stevçe Jakimovski.
 
GAZMEND KURTESHI