Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Besa” prezanton këshilltarët në Prespë
30.09.2021 17:14
Me moton “Me ka krejt”, Lëvizja “Besa” prezantoi mbrëmë listën e këshilltarëve për Prespën.....

Me moton “Me ka krejt”, Lëvizja “Besa” prezantoi mbrëmë listën e këshilltarëve për Prespën. Ata kërkuan votën për këshilltarët duke premtuar se do të vazhdojnë që të ndryshojnë rrënjësisht gjendjen e shqiptarëve në Prespë.
“Dhashë besën përpara se do të jem këshilltar i gjithë shqiptarëve dhe ashtu u bë. Projektet i realizuam në gjithë vendbanimet dhe në çdo vendbanim kam lënë nga një ndërtim. Kam nderin të ju informoj se një projekt që ka fillet shumë të hershme që nga vitet e para ku prezantuesi i parë ka qenë themelues i lëvizjeve këtu në Prespë… Hoxha ka ngritur një projekt që 70 vite është heshtur, projektin e të vrarëve në Dollgericë. Këtë projekt, këshilltari juaj arriti ta kalojë veç me një këshilltar në komunën tuaj. Për atë mos ngurroni ta forconi këtë lëvizje dhe këta njerëz tuaj që me besë do të ju përfaqësojnë dhe do të realizojnë projektet e mëtutjeshme.”,- tha bartësi i listës së këshilltarëve në Prespë – Besa, Memet Hoxha.
“Nuk do të përsëritet dhe njëherë që në këtë njëvjeçar në Prespë vërtet po shkruhet historia. Më emocionoi Mehmeti me fjalët që i tha për çështjen e punëve që ka bërë. Aspak nuk e kam pyetur asnjëherë se sa rrugë janë shtruar dhe sa punësime do të realizojmë, por çdoherë kemi qenë në lidhje të drejtpërdrejtë se a do të realizohet çështja e Dollgeridit apo nuk do të realizohet.”,- tha shefi i shtabit zgjedhor - Lëvizja “Besa”, Arjanit Hoxha.
Premtuan maksimumin edhe në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në Prespë. Thanë se para shqiptarëve dalin me besë e japin besën se do të punojnë maksimalisht për të mirën e tyre.
GAZMEND REXHEPI
