Maqedoni
MPB: Të arrestuarit artefaktet i kanë shitur jashtë
30.09.2021 17:43
MPB-ja, ka privuar nga liria 8 persona në shtëpitë e të cilëve janë gjetur artefakte dhe gjësende tjera të çmueshme të cilat i kanë shitur jashtë vendit....

MPB-ja, ka privuar nga liria 8 persona në shtëpitë e të cilëve janë gjetur artefakte dhe gjësende tjera të çmueshme të cilat i kanë shitur jashtë vendit. Ndaj 8 personave të dyshuar do të merren masa përkatëse konform ligjit. Grupi ka operuar në lokalitete të regjistruara dhe të paregjistruara nëpër shumë vendbanime të vendit. Si orientime kanë shfrytëzuar xhirime satelitore, harta dhe tekste të shkruara kurse më pas me mjete të ndryshme ndërtimore kanë bërë gërmime arkeologjike dhe hulumtime mineralogjike dhe petrografike.
“Ata kanë bashkëpunuar me persona në Greqi, Shqipëri dhe Kroaci, në lidhje me shitjen dhe nxjerrjen jashtë vendit të materialeve arkeologjike, gjëra të rralla natyrore dhe metale të çmuara që ata i kishin gjetur e më pas kanë ndërmjetësuar për shitjen e tyre dhe nxjerrjen jashtë kufijve të këtyre artefakteve të cilat përfaqësojnë gjësende të mbrojtura përkohësisht ose që janë pjesë të trashëgimisë kulturore apo gjëra të rralla natyrore të gjetura nga persona të tjerë.”,- deklaroi Goce Andreevski nga MPB.
