Ahmeti, takon komisioneren e OSBE-së, Thors
Marrëdhëniet ndëretnike, më së miri mirëmbahen nëpërmjet integrimit të Maqedonisë në NATO dhe me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian....

Kështu ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë takimit në Tetovë me komisioneren e lartë të OSBE-së për komunitete, Astrid Thors.
“Ky proces relakson marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë dhe mundëson anëtarësim të menjëhershëm në NATO, ndërsa reformat dhe standardet do të adresohen gjatë rrugëtimit tonë drejt BE-së. Status Quo ose qëndrimi në vend rrezikon marrëdhëniet ndëretnike, që paraqesin shtyllë të stabilitetit të shoqërisë sonë dhe agjenda politike euro-amerikane duhet patjetër që ta rikthen Maqedoninë në vëmendje”, thotë kreu i BDI-së. Ahmeti, foli edhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe dallimet midis partive politike shqiptare dhe ato maqedonase, në drejtim të zbatimit të kushtetutës në lidhje me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, por edhe me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të zbatueshmërisë së ligjeve të miratuara.
