Maqedoni

Dimitrov nga Strasburgu: Askënd se pyesim çfarë gjuhe të flasim ne

30.09.2021 17:50

Maqedonia e Veriut nuk shikon alternativë tjetër pos integrimit në BE...

Maqedonia e Veriut nuk shikon alternativë tjetër pos integrimit në BE ndërsa problemet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e fatit integrues të shtetit. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime Dimitrov në Asamblenë  Parlamentare të Këshillit të Evropës. Statusin prej 16 vite shtet kandidat Dimitrov e quajti  rasti më  drastik nga aspektit i keq  i politikës së aderimit të BE-së. Nëse Evropa nuk i mban premtimet atëherë do ta humb besimin e qytetarëve të rajonit ballkanik, tha ai. Duke folur për kontestin bilateral me Bullgarinë, Dimitrov u shpreh i qartë se nuk do të lejojnë që askush të tregojë çfarë gjuhe duhet të flet populli maqedonas. Zgjidhja me Sofjen zyrtare vetëm në kuadër të Marrëveshjes bilaterale dhe investimit kapital politik, u shpreh Dimitrov.
 
“Asnjë shtet nuk mundet të na tregojë se kush jemi. Kjo është çështje e vet-përcaktimit, vet-identifikimit. Nuk mundet të flasim për gjuhën tonë. Më vjen keq. Në këtë kontinent në shekullin 21   nuk është fqinjësore ti thuash fqinjit tënd: “Gjuha jote është  ndryshe” Zgjidhja duhet të krijojë sens sipas perspektivës së vlerave evropiane, në të kundërtën nuk është zgjidhje. Çështja e gjuhës time amë, gjuha maqedonase nuk duhet të jetë në kontradiktë me përpjekjet e shteti për të ecur drejt fatit evropian.”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
 
Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Dimitrov u përkrah fuqishëm në aspiratat eurointegruese.
 
“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë dhe ka sakrifikuar shumë me qëllim që ti fillojë bisedimet. E inkurajoj Bullgarinë të mos i bllokojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut.”,- u shpreh Laima Luicija nga EPP/LITUANI.
 
Në sesionin e Asamblesë Parlamentare të KE-së pati edhe zëra ndaj RMV-së për të vazhduar me reformat dhe miratimin e ligjeve evropiane.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU