Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Petrovska prezantoi projektet për Shkupin
30.09.2021 18:14
Kandidatja e pavarur, Ana Petrovska, prezantoi prioritetet për Shkupin të Iniciativës qytetare....

Kandidatja e pavarur, Ana Petrovska, prezantoi prioritetet për Shkupin të Iniciativës qytetare “Qyteti i gjelbër human”. Premtuan t’ua kthejnë Shkupin shkupjanëve.
“Ne duam ta rikthejmë Shkupin, t’ua rikthejmë shkupjanëve në mënyrë që të ndalojë ndërtimi intensiv ne çdo vend të lirë. Të humanizojmë vendin me një plan urbanistik të përgjithshëm të Shkupit, që është në ndërtim e sipër. Do të bëjmë hapësira për njerëzit, që në rrugën këmbësorike të këtë distancë, pushimore, çerdhe, shkollë, park, sallë sporti, treg, ambulantë, pra gjithçka që është e nevojshme për një jetë më të mirë. Do ta rikthejmë gjelbërimin, aty ku ka hapësira të lira nuk do të lejojmë të dominojmë ndërtesat.”,- deklaroi kandidatja për Qytetin e Shkupit -“Qyteti i gjelbër human”, Ana Petrovska.
FARIJE DAUTI BAKIJU
