Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, L. Q. “Për Kumanovën tonë” akuzon për presione
30.09.2021 18:26
Lëvizja qytetare “Për Kumanovën tonë”, akuzon për presione ndaj qytetarëve e kërkon që KShZ të reagojë....

Lëvizja qytetare “Për Kumanovën tonë”, akuzon për presione ndaj qytetarëve e kërkon që KShZ të reagojë.
“Presionet nuk do të lejohen. Secili qytetarë ka të drejtë në bindjen dhe përcaktimin e tij personal. Lëvizja qytetare “Për Kumanovën tonë” është e shqetësuar nga sjelljet e këtilla të pahijshme të pushtetit në prag të zgjedhjeve lokale. Kërkojmë institucionet e sistemit të fillojnë të kryejnë punën e tyre dhe të ndalojnë lloje të këtilla të presioneve. KSHZ patjetër të reagojë në parregullsi të këtilla. Nuk mundet askush të bëjë presion mbi votuesit.”,- deklaroi Nikollaj Pavllovski nga L. Q.“Për Kumanovën tonë”.
FATLUM AQIFI
