Botë
Rriten rastet Covid, 4 qytete greke futen në shtetrrethim
30.09.2021 18:39
Selaniku, Larisa, Kilkis dhe Halkidiki janë shpallur si “Zona të kuqe” pas rasteve të larta me Covid-19...
Selaniku, Larisa, Kilkis dhe Halkidiki janë shpallur si “Zona të kuqe” pas rasteve të larta me Covid-19 dhe janë future në shtetrrethim nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Kjo nuk vlen për njerëzit që duhet të udhëtojnë për punë ose për urgjenca shëndetësore. Edhe baret dhe restorantet mbyllen për 24 orë. Greqia ka regjistruar 2,187 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Edhe numri i vdekjeve është i lartë. 44 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin. Numri i përgjithshëm i rasteve që ka fillimi i pandemisë ka arritur në 653,535, ndërsa numri në total i viktimave në Greqi, ka arritur në 14,795.
