Botë
Gjermani, tornado në Kiel, 7 të lënduar dhe shumë dëme
30.09.2021 18:52
Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Kiel, duke lënë pas vetes 7 të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rend, si dhe dëme të mëdha materiale....

Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Kiel, duke lënë pas vetes 7 të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rend, si dhe dëme të mëdha materiale. Tornado shkuli kulmet e shtëpive dhe në det dallgët nxorën varkat në breg.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës dolën menjëherë në ndihmë të banorëve të tmerruar. Kjo nuk është tornadoja e parë që këtë vit goditi këtë rajon të Gjermanisë. Katër muaj më parë u raportuan mbi 50 shtëpi të dëmtuara. E disa ditë më vonë u raportua për vërshimet në Rajn-Vestfali, nga të cilat humbën jetën afro 200 persona.
