Përfundoi regjistrimi i popullsisë 2021, 1.832. 696 në vend, 204. 850 në Diasporë
01.10.2021 10:18
Enti Shtetëror i Statistikave....

Enti Shtetëror i Statistikave shpalli edhe zyrtarisht të përfunduar procesin e regjistrimit të popullsisë.
Drejtori dhe zv. drejtori i këtij institucioni thanë se ky proces u realizua me sukses. Të dhënat përfundimtare janë: 1.832.696 qytetarë të regjistruar në vend ndërsa 204.803 persona në diasporë. Regjistrimi i diasporës, sipas zv.
Drejtorit Ilmi Selami ishte risi, dhe u zhvillua në mënyrë masovike, por ky numër mund te ishte edhe më i madh.
Përpunimi dhe shpallja do te behet ne afat prej 6 muajsh nga sonte, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që shpallja mund te behet 15 ditë pas vitit te ri.
