Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, reciprciteti zbatohet nga të dyja vendet
Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel....

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për zbatimin e reciprocitetit për targat mes Kosovës dhe Serbisë , ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se reciprociteti i targave është vendosur, dhe meqë në Serbi do të mbulohet simboli i Kosovës, e njëjta do të ndodhë edhe në Kosovë e simbolin e Serbisë.
“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje kurse policia kufitare do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, ka shkruar kryeministri Kurti.
