Zgjedhjet lokale 2021, BESA mbajti takim në lagjen Gam Gam në Tetovë
Me moton “Me ka krejt”, “Besa” mbrëmë mbajti takim...

Me moton “Me ka krejt”, “Besa” mbrëmë mbajti takim me banorët e lagjes Gam Gam në Tetovë. Premtuam ta kthejnë këtë lagje e gjithë Tetovën, në një qytet ashtu siç meritojnë qytetarët e tij.
“Është një zonë e mbingarkuar, në një pozicion shumë të vështirë sepse kur qyeti nuk frymin lirë, më së shumti rëndohet zemra e tij, në këtë rast lagjja juaj. Prandaj më së shumti Gam Gamit i duhet ndryshim. Me këtë që ofron Besa, jo vetëm me shembullin e kandidimit tim si kryetar..Këshilltarë tanë tregua se si mund të jenë zëri i qytetarëve të Tetovës, edhe në një këshil komunal që është i pazëshëm, që aspak nuk respektohej nga kryetarja aktuale..Tanimë këshilltarët e lëvizjes Besa, nuk do trokasin në dyer të mbyllura për të zgjidhur hallet tuaja, por do kenë përgjegjësinë , që si pjesë e pushtetit komunal, t’i zgjidhin këo probleme e njëherë e përgjithmonë bashkë me mua, Tetovën ta bëjmë qytet europian” – tha kandidati për Kryetar të Tetovës nga rradhët e BESA, Bilall Kasami.
Kasami dha besën se do punojë maksimalisht për të mirën e qytetarëve. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
