Presidenti Biden nënshkruan pr.ligjin, shmanget mbyllja e Qeverisë amerikane
Presidenti Joe Biden ka firmosur legjislacionin...

Presidenti Joe Biden ka firmosur legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor, pas nënshkrimit të një dite më parë të project ligjit nga ana e kongresit.
Tani paqartësitë vazhdojnë të mbeten për çështjen e rritjes së kufirit të borxhit të qeverisë. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër me 254 vota pro dhe 175 vota kundër, pasi Senati e miratoi atë me një rezultat 65-35.
Legjislacioni ishte i nevojshëm që qeveria të vazhdonte të funksionontepasi viti aktual financiar të përfundonte në mesnatën e së enjtes.
Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.
Nëse ky kufi nuk rritet deri më 18 tetor, SHBA ndoshta do të përballet me një krizë financiare dhe recesion ekonomik, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.
