Zgjedhjet lokale 2021, PDSH mbajti tubim në Podgorcë të Strugës

01.10.2021 12:33

Me moton “Me të zotët ka shpresë”....

Me moton “Me të zotët ka shpresë”, PDSH prezentoi mbrëmë  në Podgorcë, kandidatin për kryetar Samir Murtezoski   dhe bartësin e listës së këshilltarëve Jetmir Mazari. Ata  shpalosën projektet për Strugën.

“Gjithmonë kam qenë i zëshëm, për të mirën e qytetarëve. Jo vetëm për Podgorcën por për të gjithë qytetarët e Llabunishtës, Oktisit, Borovecit, e kudo ku shoh parregullsi që duhen rregulluar që qytetarët të jetojë mirë. Projekti i parë për mua e më I rëndësishmi, është  shëndeti i qytetarëve. Më pas , ato  atë që partitë tjera nuk i bënë.  në Llabunishtë, Oktis, Podgorcë, a e kanë parë partitë e tjera që kanalizimet shkojnë tek arat, tek Drini, apo mendojnë vetëm  për asfaltime.  Mua nuk më interesojnë asfaltimet, mua më intererson shëndeti i njerëzve dhe shëndeti i njerëzve ëshët natyra. Me mbeturinat është i njejti problem. Kësaj duhet t’i gjendet një zgjidhje.” – tha kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës nga rradhët e PDSH-së, Samir Murtezoski.

“Unë si kandidat për bartës liste në komunë, do jem zëri i qytetarëve do jem zëri i fortë për nevojat tuaja.  Prandaj dilni votoni numrin 11 dhe Samir Murtezoski të jetë kryetar.  Ta bëjmë Strugën qytet si e meriton të jetë“ – u shpreh bartësi i Listës së Këshilltarëve të PDSH-së në Strugë, Jetmir Mazari.

PDSH në Podgorcë premtuan se do të rregullojnë kanalizimet dhe do të zgjidhin problemet me mbeturinat që ka Struga. (Ilmije Zhaku, TVM2)